Home Aktualitet Mblidhet Kuvendi, miratohet nen për nen buxheti për vitin 2021, Opozita interpelancë me Lleshajn për luftën ndaj trafikut të drogës, vrasjeve e grabitjeve

Mblidhet Kuvendi, miratohet nen për nen buxheti për vitin 2021, Opozita interpelancë me Lleshajn për luftën ndaj trafikut të drogës, vrasjeve e grabitjeve

nga Albina Hoxhaj

Buxheti për vitin 2021 do të miratohet nen për nen sot në Kuvendin e Shqipërisë pas një sërë ndryshimesh që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë. Në orësn 10:00 deputetët do të mblidhen në kuvend për të miratuar të gjitha ndryshimet e miratuara në Komision.

Këtë herë prioritet në buxhetin e vitit 2021 ka marrë pandemia e Covid-19.

Nga përllogaritjet e bëra, është vendosur që 1.2 miliardë lekë të shkojnë për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket nga Covid-19 dhe kurohet me ilaçet. Në total, buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është vendosur të rritet edhe me 2.2 miliardë lekë duke arritur në rreth 70 miliardë lekë.

Tjetër ndarje është bërë edhe për naftëtarët. 560 milionë lekë do të shkojnë për pagat e naftëtarëve, për të cilët është mbyllur edhe marrëveshja.Tashmë ata do të marrin pagë prej 40 mijë lekësh të reja për 12 muaj rresht, bashkë me siguracionet e paguara.

Katër pagat e para do të jepen dy e nga dy, duke parë gjendjen e vështirë të naftëtarëve.

Nga ana tjetër Komisioni ka vendosur të rrisë edhe buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Turizmit më përkatësisht + 350 mln lekë (MFE garanton vetëm +200 mln lekë) dhe +100 milionë lekë. Buxheti i Kuvendit u rrit me 100 milionë lekë, KLSH-ja mori 3 milionë lekë;  Ministria e Bujqësisë Shkolla e Magjistraturës + 60 milionë lekë; KLP +3 milionë lekë; Akademia e Shkenca +10 milionë lekë; RTSH +36 milionë lekë. Fonde do të përfitojë edhe KQZ-ja dhe ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, pritet të mbahet edhe interpelanca me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga deputetët e Opozitës parlamentare. Këta të fundit kërkojnë të diskutohet mbi rezultatet e luftës ndaj trafikut të narkotikëve, vrasjeve e grabitjeve. 

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!