Home Bota Gjendje alarmante në spitalet greke/ Infermierja rrëfen rritje të numrit të infektimit me Covid-19: Njerëzit vijnë njëri pas tjetrit, Zoti na ndihmoftë

Gjendje alarmante në spitalet greke/ Infermierja rrëfen rritje të numrit të infektimit me Covid-19: Njerëzit vijnë njëri pas tjetrit, Zoti na ndihmoftë

nga Albina Hoxhaj

GREQI-Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur në gjithë botën. Greqia është një nga vendet që ka vendosur shtrëngim të masave parandaluese, pasi shifra janë rritur ndryshe nga vala e parë e pandemisë.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar një dëshmi tronditëse të një infermiereje, e cila tregon situatën e rënduar në spitalin “Hipokrati”, ku sipas saj numëri sa vjen e rritet. Në dëshimë e saj ajo thotë se mjekët dhe infermierët kanë arritur në pikën e fundit, kolegët e saj dalin pozitivë njëri pas tjetrit dhe për 15 ditë lënë punën.

Natë tragjike…nuk e di a duhet të qesh apo të qaj…ikin njëri pas tjetrit…njëri konfirmohet pozitiv ndërsa tjetri është i dyshuar e anasjelltas…mjekët kanë arritur në pikën e fundit…infermierët kanë arritur në pikën e fundit…ndihmësit në pikën e fundit…kolegët njëri pas tjetrit dalin pozitiv dhe për të paktën 15 ditë lënë punën…. (Spitali) “Sotiria” plot nga pasditja, “Erithros” i mbushur që herët, “Hipokrati” mbushur që në 2 të mëngjesit…në Selanik e kthyen dyqanin në Covid…sa keq…ja ku po shkojmë me këtë sistem…Zoti na ndihmoftë që ta kapërcejmë sa më shpejt atë që po vjen…nga ana tjetër, ndoshta tani po fillojmë…të shohim,”– ka shkruar infermierja greke.

Shteti fqinj e kaloi valën e parë të pandemisë me shifra tepër të ulëta, situata u duk se u menaxhua në mënyrë tepër të mirë, teksa nuk munguan as masat ekstreme si ndalimi i udhëtimeve nga shumë shtete edhe gjatë verës. Por vala e dytë e pandemisë po i tejmbush spitalet në Greqi, shifrat e infektimeve ditore si dhe vdekjet e pacientëve janë disa fishuar në ditët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 72,510 raste të reja infektimi me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 1,035 pacientë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!