Home Bota E quajti ‘këlysh të Rusisë’ presidentin serb / Ministres Meliza Haradinaj i bllokojnë llogarinë në Facebook

E quajti ‘këlysh të Rusisë’ presidentin serb / Ministres Meliza Haradinaj i bllokojnë llogarinë në Facebook

nga Albina Hoxhaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se llogaria e saj në Facebook është harkuar. Me anë të një postimi në Twitter ajo ka treguar se kjo i ka ndodhur, pasi e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç këlysh të Rusisë.

Postimi “Politika e këlyshëve rusë” më la pa hyrë në llogarinë time të Facebook,”-ka shkruar ajo. 

Dy ditë më parë ajo ka akuzuar presidentin serb Alkesadër Vuçiç se ai ka qasje me Rusinën duke e quajtur “këlysh të Rusisë’ dhe sipas saj ai është kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Deklarata e saj ka ardhur menjëherë pasi Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se gjendja e Kosovës dhe Serbisë në rast se nuk ka dialog mund të shkojë si lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!