Home Bota Rëndohet situata në Itali/ 546 persona humbin jetën, regjistrohen pozitivë 33 mijë të tjerë

Rëndohet situata në Itali/ 546 persona humbin jetën, regjistrohen pozitivë 33 mijë të tjerë

nga Albina Hoxhaj

Situata me COVID-19 vijon të jetë problematike në Evropë. Ndërkohë në Itali është shënuar një rritje e numërit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 33,979 raste të reja me Covid-19. Ndërsa numri i viktimave mbetet sërish i lartë, ku gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 546 persona.

Gjithashtu, mësohet se numri i lartë i të infektuarve ka tej mbushur spitalet duke shkaktuar kaos tek qytetarët. Një pjesë e pacientëve janë trajtuar në ambulanca dhe makina jashtë spitalit, për shkak të mungesës së vendeve.

Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 1,178,529 raste infektimi dhe 45,229 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!