Home Politike “Unë jam socialiste në thelb”/ Monika Kryemadhi flet nga Shkodra: Edi Rama e shkatërroi Partinë Socialisë dhe e ktheu në sekt

“Unë jam socialiste në thelb”/ Monika Kryemadhi flet nga Shkodra: Edi Rama e shkatërroi Partinë Socialisë dhe e ktheu në sekt

nga Albina Hoxhaj

Mirësejugjeta
Fjala e Arbërit, Markos, Marjos, ishin një program që secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë e vet politike e sociale.
Arbëri foli shumë qartë kur foli për arsimin profesional, mungesës së krijimit të hapësirave jo vetëm për të mësuar, por edhe praktikë.
Edhe ajo që Floida, përmendi, mëso e fito. Nuk ka asnjë shkollë, në asnjë vend të botës, që nuk u krijon mundësi për praktikë në terren. Një nga problemet kryesore tonat sot është mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj arsimit. Unë nuk di ndonjë prind që fëmija i tij të mos shkollohet. Këtu kemi mbi 200-300 të reja të LSI-së, por kemi edhe 200 prindër që rrinë këtu vërdallë. Për prindërit fëmija është dashur, dhimbje, drita e syve. Është çdo gjë.
Sakrifica sublime për një prind është të japë jetën për fëmijën. Jeta e familjeve shqiptare është venitur. Ka prindër që nuk e lëshojnë fjalën për të thënë që nuk i çoj fëmijët në shkollë, por ka fëmijë që thonë që do e lë këtë vit shkollën, sepse do punoj në beton, në ndërtim, do ngrej tulla, do shkoj në emigrim për të sjellë lekë për babain tim.
Edhe pse është dhimbja e trishtim për prindërin, është edhe krenari që kanë një fëmijë kaq punëtor. Edhe pse për këtë e kemi fajin ne.
E kemi ne sepse mbyllëm sytë ku u ngritën taksat, kur u ngrit çmimi i energjisë, kur u rritën gjobat, kur Rama dhe Rilindja shkatërroi të ardhmen e shqiptarëve.
Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim.
Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë,.
Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Ramaja ndryshoi edhte ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.
Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialis do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milkionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.
Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.
E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes. Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenaret. Por më vjen keq për sistemin shkollor. Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo.
Do doja të mësoja më shumë për historinë e Rozafës, që po tjetërsohet çdo ditë. Do doja të dëgjoja vargjet e Gavril Darës, e jo tekset e përkthyera me google translate.
LSI është një diamant në Shkodër. Të kesh sot 300 të rinj, që besojnë tek Goni, Marko, Floida dhe tek ju, është një gjë e rrallë. Unë jam bërë sot kjo që jam nga mbështetja që më kanë dhënë miqtë, që nuk më kanë lënë asnjëherë vetëm, kur kam qenë në furtunë e beteja. Prandaj jepini dorën njëri-tjetrit, forconi miqësinë e sodilaritetin. Miqësia dhe dora nuk mbajnë vetëm njëri-tjetrin, shtetin, por mbajnë të bashkuar kombet.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!