Partia Demokratike dënon shoqërimin e ish-deputetit Kastriot Islami në polici, pasi nuk mbante maskë.
Në një reagim në rrjetet sociale, nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se kjo është hakmarrja e kryeministrit Edi Rama me Islamin, si kundërshtar i ashpër që pas ikjes nga Partia Socialiste.
“Hakmarres i vogel e i neveritshem. Ja per cfare e perdor policine…,”- shkruan Paloka teksa publikon foton e Ramës dhe të lajmit për shoqërimin e Islamit.