Home Kronike Peqin, përplasen dy makina, 5 të plagosur

Peqin, përplasen dy makina, 5 të plagosur

nga Albina Hoxhaj

 Pesë persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. 

Në fshatin Pajovë, dy makina janë plagosur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë lënduar 5 persona, dy burra dhe tre gra. Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku dy nga pesë të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me identitetin e të lënduarve apo të shkaqeve të aksidentit. Policia dhe grupit hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!