Wed. Apr 14th, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Kryefjalë e bisedës me ta, ishte mënyra sesi ata kishin përballuar pandeminë e koronavirusit, pasi futen edhe në grupin e personave më të rrezikuar nga pandemia.

Gjatë bisedës me ta, Basha dëgjoi me radhë përfaqësues dhe zyrtarë të tyre, lidhur me problematikat me të cilat ishin përballur duke premtuar se gjërat do të ndrryshojnë në momentin me Partinë Demokratike në pushtet.

“Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare”, – tha Basha.

Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje. Ndërsa Basha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do të nisë hetimet edhe edhe për menaxhimin e fondeve të tyre nga ana e qeverisë Rama, e cila sipas tij ka abuzuar.

error: Content is protected !!