Wed. Apr 14th, 2021

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga banorët e lagjes “1 Maji” në Vlorë gjatë inspektimit të punimeve për rrugën që lidh Transballkanike me portin. Banorët kanë tentuar të takojnë kreun e qeverisë për fatin e banesave që do të shemben, pasi për një pjesë të mirë të tyre është bllokuar procesi i legalizimit, edhe pse ishin kryer pagesat. Kryeministri ka shmangur banorët, duke deklaruar se do të marrin bonus qiraje. Një natë më herët, kreu i bashkisë, Dritan Leli takoi banorët pa praninë e medias, me qëllim që të shmangen incidentet me kryeministrin, por banorët kanë dalë që në mëngjes për të diskutuar me kreun e qeverisë. Forca të shumta policie dhe të gardës nuk i kanë lejuar shumë banorë t’i afrohen kryeministrit, duke shkaktuar dhe përplasje me ta.

error: Content is protected !!