Home Kronike Kukës, abuzohet seksualisht 15-vjeçarja

Kukës, abuzohet seksualisht 15-vjeçarja

nga Albina Hoxhaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 15-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një bashkëmoshatare. E mitura, ka denoncuar 15-vjeçarin në Komisariatin e Policisë në Kukës, por mesa duket vëllai i saj nuk ka pritur që drejtësia të bëjë punën e saj. 28-vjeçari pasi ka mësuar nga e motra se i mituri kishte kryer marrëdhënie me dhunë me të, e kishte goditur me një shufër hekuri në kokë duke e lënë të plagosur rëndë. I mituri ndodhet në spitalin e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka vënë në pranga 2 shtetas, një 15 vjeçar 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë dhe një 28-vjeçar. Arrestimi i 15-vjeçarit u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15-vjeçare, se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ndërsa 28 vjeçari, vëllai i të miturës me të cilën u abuzua ka dhunuar përdhunuesin. Pasi ka mësuar nga e motra se 15 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë. 15 vjeçari ndodhet në spitalin e kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!