Home Kronike Morën njoftim për sherr në familje, Policia shkon në banesë, i riu nxjerr armën

Morën njoftim për sherr në familje, Policia shkon në banesë, i riu nxjerr armën

nga Albina Hoxhaj

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Bien në prangat e Policisë 2 drejtues mjetesh dhe procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatine Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. D., 24 vjeç, banues në Maminas.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.11.2020, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në vendngjarje janë afruar shëbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.

Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Kamzë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 06.08.2020, në Tapizë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin I. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim toke”, shtetasit T. M., 39 vjeç, banues në Shijak dhe A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj dhe në fshatin Vlash, Shijak, duke hedhur një sasi inertesh

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit, A. L., 44 vjeç, banues Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur

A. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!