Home Politike Caka: Paska qenë e nevojshme ndërhyrja nga Italia, që Kryeministri i Shqipërisë të zhbllokonte buxhetin e Bashkisë së Skraparit

Caka: Paska qenë e nevojshme ndërhyrja nga Italia, që Kryeministri i Shqipërisë të zhbllokonte buxhetin e Bashkisë së Skraparit

nga Editor

Domethënë paska qenë e nevojshme ndërhyrja e Z. D’Alema nga Italia, që Kryeministri i Shqipërisë të zhbllokonte buxhetin e Bashkisë së Skraparit dhe t’iu ofronte shërbime qytetarëve të Qeverisë që ai drejton?! Sa turp!!!

Ja ku dallojnë liderët nga pseudo-politikanët (kriminelët): një politikan i huaj ndjen empati për një komunitet të vogël, në një qytezë, emrin e të cilit mbase nuk e kishte dëgjuar kurrë në jetën e tij, ndërsa Kryeministri i atij shteti, ku përfshihet edhe Skrapari, i privon ata nga shërbimet minimale dhe iu bllokon buxhetin…

E për çfarë?! Për t’i kënaqur egon e sëmurë një deputeti intrigant, i cili vetëm e vetëm për të fituar ca vota më shumë në Skrapar, për pak desh e shkriu me Bashkinë e Poliçanit.

Nejse, faleminderit nga zemra Z. D’Alema, në emër të të gjithë skrapalinjve të mirë! Nga sot e tutje, ke disa miq më shumë në Shqipëri!

Lajme te ngjashme