Home Politike 4 spitale covid, qytetarët në radhë për shërbime mjekësore

4 spitale covid, qytetarët në radhë për shërbime mjekësore

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri i vendit vijon propagandën qeveritare me prezantimin e spitaleve COVID në vend. Ndonëse Rama ka deklaruar se spitali COVID 4 do të jetë gati që në muajin qershor, mëngjesin e së premtes ka publikuar pamjet brenda dhe jashtë godinës ku pritet të ofrohet shërbimi për pacientët e infektuar me COVID. Sipas qeverisë COVID 3 dhe 4 do të ishin gati për të mbuluar një fluks të mundshëm në sezonin veror ose në rast të një vale të dytë në vjeshtë. Në skenarët e ministrisë janë planifikuar në total 500 shtretër në 4 spitale COVID. Por ky prezantim mbetet vetëm në videon e Ramës, ashtu si edhe prezantimet e mëparshme të tre spitaleve COVID pasi pacientët ende nuk marrin shërbimin e nevojshëm në spitale dhe pas pritjeve të gjata rikthehen në qytetet e tyre. Nga ana tjetër lideri demokrat ka publikuar një video në të cilën theksohet se kreu i qeverisë e ka humbur mbi pandeminë dhe ka dështuar prandaj është koha që kjo katastrofë të marrë fund.

Lajme te ngjashme