Home Kronike Gjermania arreston dy shqiptarë që po transportonin 800 litra alkool në Angli

Gjermania arreston dy shqiptarë që po transportonin 800 litra alkool në Angli

nga Albina Hoxhaj

Njësia e kontrollit të trafikut në zyrën kryesore doganore në Augsburg ka ndaluar dy furgonë me regjistrim anglez pak pas mesnatës së të martës në pikën kufitare në Füssen-Ziegelwies dhe i ka kontrolluar ata.

Të dy shoferët deklaruan se po Nbartnin bagazhe në Britaninë e Madhe nga Shqipëria përmes Italisë dhe Austrisë, shkruan gazeta Stadtzeitung e Augsburgut.

Shtetasi shqiptar T. është prezantuar si pronar i një kompanie transporti dhe ka deklaruar se nuk kishte ngarkuar asnjë mall që i nënshtrohej akcizës ose mallrave të ndaluar, transmeton albinfo.ch.

Për këtë arsye, me mbështetjen e Policisë Federale të Kemptenit, automjetet u shoqëruan në zyrën doganore në Kempten dhe të gjitha ngarkesat u shkarkuan atje.

Në makina janë gjetur 20 bombola (10 deri 30 litra), 33 shishe të mëdha ( bidonë prej 5 deri 8 litrash) dhe 133 shishe të vogla (0,5 deri 2,5 litra) me gjithsej 810.5 litra alkool me përmbajtje të lartë, përcjell albinfo.ch. Meqenëse mallrat, sipas dy shoferëve ishin destinuar për tranzit në Gjermani, nuk ishin të shoqëruara nga dokumentet përkatëse.

Për këtë arsye, dogana i ka caktuar taksën e alkoolit prej 4,224,33 euro.

Enët që përmbanin alkool u sekuestruan pasi detyrimi tatimor nuk mund të paguhej  në vend, përcjell albinfo.ch. Procedimet penale të taksave janë iniciuar kundër shoferit dhe është vendosur një depozitë sigurie prej 7,035 eurosh për gjobat dhe kostot.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!