Disa prej të prekurve nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri lejohet që tëe mbajnë celular në dhomën e tyre të spitalit. Top Channel ka mundur që të futet në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi mbrëmjen e djeshme, duke intervistuar disa prej të sëmurëve.
Gazetarja Sidorela Gjoni, komunikoi me pacientë të ndryshëm të cilët thonë se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa shihet se si dyert e ballkoneve në dhoma janë të mbyllura. Ndërkohë që një nga pacientët që po fliste me të afërmit në telefon.
“Po flas me gruan time në kamerë, po na i lejojnë, unë 5 minuta kam që e kam marrë se më dhembin sytë. S’ma kanë lejuar që ta mbaj gjithë kohën,”-tha pacienti. Ndërkohë gazetarja ka pikasur edhe derën e ballkonit, e cila ishte e mbyllur me kyç.
Shefja nr. 2 e “Shefqet Ndroqit”, Silva Bala, tha se në momentin kur dyert hapen, të sëmurët mbahen në mbikqyrjen e stafit mjekësor, duke mos pranuar që të komantojë vetëvrasjet që kanë ndodhur në spital.