Shefja e Infektivit, Najada Çomo tregon 4 stadet e COVID-19 dhe simptomat e tyre

Read Time:1 Minute, 45 Second

Shefja e infektivit Najada Çomo ka shpjeguar se cilat janë katër stadet e infektimit me COVID-19. Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo në emisionin “Opinion” tha se në katër fazat e sëmundjes, pacientët që kalojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.

Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;

Forma e lehte ( Stadi I)

Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë

të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji.

Pa shenja te pneumonise

Forma e mesme( Stadi II)

Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat

respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë.

Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të

parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )

Forma e rëndë (Stadi III)

Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë:

– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,

– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),

– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50%

brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV)

Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:

– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.

– shfaqja e shokut,

– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në

njësinë e terapisë intensive.

Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së

rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:

– linfocitopenia progresive,

– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,

– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kujtimet me një zv/ministre financash…
Next post Brenda “Shefqet Ndroqit”! Dyert e ballkoneve janë të mbyllura, pacientët flasin në telefon me të afërmit