Home Aktualitet Harron që është kryeministër?! Rama mbledh biznesmenët, ja çfarë kërkon

Harron që është kryeministër?! Rama mbledh biznesmenët, ja çfarë kërkon

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim sipërmarrësit e mëdhenj të Shqipërisë, të cilëve u ka kërkuar të bëhen pjesë e një fondi për Shqipërinë Solidare. Sipas tin roli i qeverisë është prezantimo i rasteve në nevojë.

“Dua të prezantoj para jush krijimin e një fondi për Shqipërinë solidare, për të adresuar bashkë me ju nevoja në drejtim të atyre që janë më në hall. Ky është një bashkëpunim mes qeverisë dhe sipërmarrësve, pra mes qeverisë dhe jsuh si individë secilit prej jush t’i bjerë një barrë thuajse e barabartë përgjegjësie. Mekanizmi nuk do të kontrollohet nga qeveria, por nga ju. Ne do të jemi bashkë për të adresuar halle dhe nevoja për shqiptarët, që duhen realizuar në terrenin e jetës të përditshme. Unë dëshiroj të krijohet një lidership kombëtar në funksion të Shqipërisë Solidare. Ky është një solidaritet ndaj shqiptarëve. Kjo nuk ka asnjë lidhje me gjuhën e urrejtjes së opozitës, me “oligarkët “ etj.”, tha Rama

Rama tha se qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju, si pjesëtare e një bordi që duhet diskutuar se si do të zgjidhet nga ju dhe si do të bëjë të gjithë procesin, të përcaktojë se cilat janë ato halle dhe ato nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në terrenin e jetës së përditshme.

Me këtë projekt duket sikur kanë shteruar të gjitha mekanizmat e shtetit për të mbështetur shtresat në nevojë. Ky projekt ngarkon me përgjegjësi biznesmenët.

Lajme te ngjashme