Home Koment Mediet shqiptare, pasqyrim skandaloz të zgjedhjeve në SHBA

Mediet shqiptare, pasqyrim skandaloz të zgjedhjeve në SHBA

nga Albina Hoxhaj

Analizë
Zgjedhjet presidenciale në SHBA zunë një hapësirë të rëndësishme me transmetimet maratonë në Shqipëri, si gjatë fushatës ashtu edhe teksa finalizohej procesi. Por mediet dëshmuan se televizioni është gënjeshtër e madhe. U sajua një mega show tansmetimesh ku mungonte elementi bazë informacioni, lajmi.
Përkthimet e dobëta në medie, nga padija, keqdashja apo dëshira për të shpallur përpara rezultate vështirë të thuhet, e megjithatë përkthimet treguan nivelin e ulët të anglishtes qoftë në rezultate, qoftë në shqiptimin e emrave, ashtu edhe në zbërthimin e analizave apo hedhjen e tezave nga analistë të ndryshëm në mediet ndërkombëtare. Kjo u vu re në të gjitha mediet që tentuan të transmetojnë live pa dërguar qoftë edhe një korrespondent të vetëm në SHBA.
Mungesa e gazetarit në terren bëri që formatet të dështojnë. Por tentative për ta zëvendësuar gazetarin e botës me një përkthyes të punësuar si gazetar e bëri akoma më dramë transmetimin. Përpjekjet e gazetarëve në studio televizive për të lexuar tekste të gatshme duke I shitur si analiza tregoi nivel të ulët dhe mungesë të theksuar informacioni.
Boshllëku u mbush me të ftuar që nuk e njohin procesin zgjedhor në SHBA, zonat e elektorale, sistemin e përzgjedhjes, rolin e votës popullore e as elektorale. Nuk ngeli njeri pa u shfaqur në ekran si analist, nuk ngeli njeri pa bërë parashikime për shtete të ndryshme se kush do të jetë presidenti i Amerikës. Rrjetet sociale shpërthyen në komente deri aty sa krahasuan Ruzhdien me Miçiganin. Simpatizantët e Trump u bashkuan me akuzat për vjedhje vote, ndërsa pjesa tjetër heshti duke ndier ethet e fitores të mundshme ende pa u zyrtarizuar rezultati.
Qershia mbi tortë ishin lidhjet direkte me skype. Të gjithë emigrantët u shfaqën në medie si gazetarë, raportuan, analizuan sit ë ishin ulur përballë njëri-tjetrit në një nga lokalet e Tiranës. Profesionalizmi I reporterit u shua. Deri aty arriti show I të dobëtëve në profesion saqë morën një tabelë e lexuan ca shifra, ca emra shtetesh gabim pa qenë të aftë të kuptonin atë çka e dëshmon matematika e thjeshtë, janë kaq vota, janë numëruar kaq, ky është rezultati, mbeten edhe kaq votues…
Nga dëshira e madhe apo budalliku i madh për të mos pranuar paaftësinë dhe pamundësinë për të monitoruar e transmetuar live një proces zgjedhor të përmasave të SHBA për efekt të mungesës së gazetarëve në terren, diplomatëve dhe analistëve të mirëfilltë në studio, mediet shqiptare konkuruan fuqishëm emisionet humoristike në vend, konkuruan edhe të vetmin që ndonëse shfaqet në ekran dhe nuk është gazetarë ka guxuar të thotë në emisionin e tij se “televizioni është gënjeshtër, mos e besoni”. Arjan Çani ka thënë një të vërtetë të madhe.
Kjo është dëshpëruese për ata që e duan profesionin, televizionin dhe informacionin. Por për aq kohë sa drejtuesit e medieve do ta lejojnë këtë farse askush tjetër nuk e ndalon dot.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!