Home Politike Salianji: Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes

Salianji: Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes

nga Albina Hoxhaj

Vijojnë reagimet pas sulmeve të qeverisë ndaj Syri.net dhe Syri TV. Pas presidentit Ilir Meta, ish kryeministrit Sali Berisha dhe shumë ish deputetëve të tjerë, vjen edhe reagimi i Ervin Salianjit. Ish deputeti i PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”. “Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes, goditje ndaj fjalës së lirë dhë kërcenim i hapur për çdo kundërshtar të regjimit. Sulmi i përqëndruar në mënyrë neveritëse me polici, tatime dhe fyerje personale tregon nivelin e madh të shqetësimit që ka regjimi që nuk e kontrollon dot edhe këtë media me shikueshmëri të lartë!”, shprehet Ervin Salianji.

Lajme te ngjashme