Home Politike Sulmet ndaj Syri.net dhe Syri TV/ Spaho: Rama vazhdon në rrugën e tij për ti mbyllur gojën kujtdo

Sulmet ndaj Syri.net dhe Syri TV/ Spaho: Rama vazhdon në rrugën e tij për ti mbyllur gojën kujtdo

nga Albina Hoxhaj

Pas sulmit të sotëm ndaj Syri.net dhe Syri TV, nën orkestrimin e vetë kryeministrit Edi Rama, me qëllim mbylljen e medias që as e blen dhe as e intimidon sot, vjen reagimi i nënkryetarit të PD, Edmond Spaho. Përmes një postimi në Facebook, Spaho shprehet ndër të tjera se, fakti që Syri.net dhe Syri Tv janë ndër të paktat media në vend që ia thotë të vërtetën në sy Ramës, ky i fundit ka nisur edhe sulmin, duke arrestuar gazetarët dhe duke i dërguar tatimorët në redaksi. “E turpshme se si qeveria dhe Rama po sillen me Syri.Net dhe Syri.TV. Nga te paktat media qe ka guximin tja thote te verteten ne sy Rames. Per kete arsye ka nisur sulmi i terbuar duke i shoqeruar gazetaret ne polici dhe derguar nipin e Rucit per kontroll financiar. Megjithe shqetesimet qe ka shprehur komuniteti nderkombetar dhe organizata te huaja te medias, Rama vazhdon ne rrugen e tij per ti mbyllur gojen kujtdo, si dhe per te vene nen hyqmin e tij cdo media. Nuk mjafton kontrolli absolut mbi ekzekutivin, mbi parlamentin e kukullave, mbi pushtetin vendor, mbi drejtesine, mbi prokurorine e Artes, mbi SHISH, mbi KQZ, mbi Kolegjin zgjedhor dhe institucione te tjera, por duhet te penalizoje dhe provoje te mbylle nje nga te paktet zera te pavarur ne vend. Ku jane shoqatat vendase te medias, perse nuk ngrene zerin per keto praktika diktatoriale te vendosjes se medias nen kontrollin qeveritar. Ku eshte shoqeria civile e cila ngre zerin per cdo kauze te rreme dhe nuk ngrihet per fondamentet e shoqerise, pavaresine e medias?”….

Lajme te ngjashme