Tatimet zbarkojnë në redaksinë e Syri TV, PD ofron mbështetje

Read Time:1 Minute, 10 Second

Ish kryetarja e Komisionit Parlamentar të medies Albana Vokshi shkoi menjëherë në redaksinë e Syri Televizion për të kuptuar se përse në këtë medie kanë zbarkuar tatimorët.

Pavarësisht insistimit të saj për të kuptuar se çfarë procedure është ndjekur dhe përse ndodhen aty, Vokshi nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kam ardhur shumë e shqetësuar pas lajmeve që erdhën se shteti kishte sulmuar SYRI-n.

Informacionet që ne morën ishte se që në mëngjes se kishin ardhur tatimorët duke kërkuar ID, kartat dhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj SYRI-t.

Rama po përdor të gjitha mënyrat që të mbyllë gojën e SYRI.net.

Kur Rama nuk e blen nuk u mbyll dot atëherë nis sulmet ndaj mediat, gazetarëve.

Edhe një javë më parë Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë pa asnjë arsye.

Sot urdhëroi nipin e Gramoz Ruçit i cili është i njohur për shoqërimet e tij në polici, i cili ka urdhëruar inspektorët që të vijnë e të ushtrojnë presion këtu.

PD ka informuar dhe po informon të gjitha institucionet e huaja, të gjitha organizatat, me OSBE, me Bashkim Europian, me të gjitha institucionet e BE-së dhe KE-së për këtë sulm të Edi Ramës ndaj SYRI.net“, tha Vokshi.

Drejtori i Informacionit të këtij televizioni Bledian Koka tha se kanë të drejtë të dyshojnë se ky është një sulm politik.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Konfirmon Kryemadhi: Opozita e gatshme për zgjedhje të parakohshme
Next post Mehmetaj/ Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrijnë bashkë!