Konfirmon Kryemadhi: Opozita e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Read Time:1 Minute, 56 Second

Monika Kryemadhi konfirmoi gatishmërinë e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme kurdo që të zhvillohen.


“Ne kemi qenë gati gjithmonë. Opozita ka qenë e gatshme gjithmonë për të shkuar në zgjedhje, pavarësisht po themi gosipeve që hidhen poshtë e përpjetë, edhe mungesës së informacionit për hir të së vërtetës që ka Rama nga opozita. Sepse ndryshe nga herët e tjera, është një strategji më e organizuar dhe më hermetike. Sepse rrjedhja e informacioneve ka qenë gjithmonë ajo që i ka dhënë Ramës mundësinë marrjes dhe të lëvizjes. Për hir të së vërtetës nëpërmjet sistemit të përgjimeve që ka, nëpërmjet sistemeve të networkut që ka, të gjithë funksioneve të Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ, të gjithë strukturave të ushtrisë. Neve një video na del në televizion dhe kompania e cila është e licencuar nga Endri Fuga na e heq të drejtën, heq fytyrën time dhe zërin tim sepse paska ai të drejtën e thënieve të mia që them unë në televizionin tuaj, dhe nuk e paskam unë. Ma heq mua nga Facebook-u dhe nga rrjetet e mia sociale. Me ç’të drejtë? Kjo sepse nuk do që të shpërndahet një video e një opozitari. Ama kur janë videot, intervistat e qeveritarëve, apo të njerëzve që u pëlqejnë Edi Ramës nuk e paska ai të drejtën e autorit.
Pra kemi krijuar një lloj diktature që në pamje të jashtme duket inekzistente ose shumë elementare, por në thelb të saj është shumë e fortë. Që do të thotë ne jemi të gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje çdo ditë, por nuk është problemi për të mbyllur një proces dhe të hapim një proces tjetër krize, por është problemi që ne duhet ta mbyllim përfundimisht krizën politike dhe krizën e trancizionit politik. Pesë pikat e para që ne ja kemi propozuar në konferencën që me emergjencë të madhe u organizua për të vendosur opozitën, sepse kujtuan që ne ishim të papërgatitur. Por ne jemi gjithmonë gati, në çdo sfidë që hidhet nga pala e Rilindjes. Janë këto pesë pika, ato duhet të kthejnë një përgjigje se çfarë mendimi kanë për pesë pikat tona dhe më pas të vazhdojmë me etapat e tjera. Kështu që mendoj që tashmë është koha që të flasë maxhoranca, të flasë Rilindja se çfarë mendojnë ato për propozimet e opozitës”, tha Kryemadhi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Raporti i Venecias, Kryemadhi: Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie!
Next post Tatimet zbarkojnë në redaksinë e Syri TV, PD ofron mbështetje