Raporti i Venecias, Kryemadhi: Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie!

Read Time:1 Minute, 53 Second

E pyetur për raportin paraprak të Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidentit, Kryemadhi tha se nuk i shkakton asnjë lloj ndjesie.


“Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie, ai është një draft paraprak, mund të them që unë nuk jam një juriste që ta analizoj. Më duket si një deklaratë politike, pavarësisht nga kjo unë nuk jam e aftë për të gjykuar personat që e kanë hartuar atë draft. Ajo që më bën përshtypje është që, me sa kam lexuar në letrën e Z. Ruçi, nuk është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit por është kërkuar një opinion vetëm për dekretet e Presidentit. Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencën e tij duke dhënë edhe një argumentim më të madh se ç’duhet, pra ka kaluar pyetësorin e tij, ka dalë në 30 qershor. Kështu që kemi një President që ka tejkaluar kompetencat, kemi edhe një Komision të Venecias që ka tejkaluar kompetencat. Kështu që, unë di të them që për mua, Komisioni i Venecias mos të harrojmë ka dhënë edhe një sugjerim në 2016-ën ku Shqipëria nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë pa Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi hyrë në vitin e tretë pa Gjykatë Kushtetuese kështu që Komisioni i Venecias është një sugjerim që kush të dojë e merr parasysh. Mendoj që është më shumë një anije letre në furtunën e gotës, në mënyrë të tillë për të larguar vëmendjen nga kushtet e Bundestagut.
Komisioni i Venecias nuk është vendimmarrës, mund të jetë orientues për Komisionin e jashtëligjshëm, por ndërkohë që ky Komision e ka nxjerrë të jashtëligjshëm komisionin parlamentar për çështjet e dekreteve, por nga ana tjetër e vetmja gjë që ne kemi përpara syve tanë dhe në tavolinë secili nga ne , janë 9 kushtet e Bundestagut, të cilat urojmë të mos shtohen nga vendet e tjera, të ngelen aq, sepse po të shtohen dhe kushtet e tjera përsa i përket azilkërkuesve shqiptarë që është shtuar në 2018 nga Franca, do të jetë një problem shumë i madh sepse vazhdojnë akoma sot shqiptarët përgatiten çdo ditë e më shumë në kurset e gjuhëve të huaja për tu larguar nga Shqipëria dhe për të ofruar dijet e tyre në vendet e tjera”, tha kryeyarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi zbulon çfarë i thotë Meta çdo mëngjes
Next post Konfirmon Kryemadhi: Opozita e gatshme për zgjedhje të parakohshme