Home Aktualitet Kryemadhi: Opozita po ngre grupet e punës, për platformën anti-krizë

Kryemadhi: Opozita po ngre grupet e punës, për platformën anti-krizë

nga Albina Hoxhaj

Monika Kryemadhi deklaroi se opozita po ngre grupet e punës, për platformën që do të nxjerrë vendin nga kriza.


“Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen që po punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës me maxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën. Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat. Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor.”, tha Kryemadhi.

Lajme te ngjashme