Home Aktualitet Kryemadhi: Shqipëria jo vetëm në krizë ekonomike dhe politike, por dhe institucionale

Kryemadhi: Shqipëria jo vetëm në krizë ekonomike dhe politike, por dhe institucionale

nga Albina Hoxhaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur sot për situatën ku ndodhet vendi.

“Mesa duket se 9 pikat e Bundestagut Gjerman, mund të jenë ato që mund të zgjidhin ngërçin politik në Shqipëri… Kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta. Kushtet e Bundestagut janë një ‘RoadMap’ i të gjithë hapave që duhet të ndjekë politika shqiptare për të nxjerrë vendin nga kriza. Dhe një nga kushtet është reforma zgjedhore që ne e trumbetojmë aq shumë. Por nuk është vetëm ajo, janë dhe shumë procese të tjera që e bëjnë të domosdoshme futjen e vendit në ullijtë e Kushtetutës. Ne në fakt artikulojmë me narrativat tona politike, pavarësisht nga kjo në fund të ditës ne duhet të na ngërthejë përgjegjësia politike dhe përgjegjshmëria ndaj qytetarëve për t’i dhënë shqiptarëve një shans dhe një mundësi për të tejkaluar këtë krizë që është një nga krizat më të rënda që po kalon Shqipëria sot. Nuk është vetëm krizë ekonomike, nuk është vetëm krizë shoqërore është dhe një krizë institucionale, ku ka rënë i gjithë sistemi. Në qoftë se në 1997 ra sistemi i godinave, pra u dogjën, sot ne kemi godinat dhe fasada shumë të bukura por nuk kemi thelbin dhe brumin brenda të institucioneve shtetërore. Ky një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria dhe Bundestagu na e ka bërë shumë të qartë. Kjo është një pjesë sepse procesi do të mbyllet në 17-18, duhet të shprehet Franca që nuk është shprehur akoma, Holanda që kishte një reagim shumë radikal. Por ajo që mendoj që është shumë e rëndësishme është që Bundestagu e la sërish derën hapur për Shqipërinë dhe shqiptarët duke vendosur para përgjegjësisë klasën politike”, tha Kryemadhi.

Lajme te ngjashme