Home Politike Deliri për të mos mbajtur përgjegjësi

Deliri për të mos mbajtur përgjegjësi

nga Albina Hoxhaj

Nga Bardh SPAHIA

Kurrë nuk u bë kryeministër, po mbeti një sharlatan! Me një gjuhë të trashur, na tha se Shqipëria pas derës së BE është faji i vendeve anëtare, se paskërkan problemet e tyre të brendshme. Madje edhe kushtet e Bundestagut qenkan vënë për politikën e vet të brendshme!!!!!! Po si mundet të arrijë deri këtu cmenduria (jo vetëm metaforike)? Po pse e paska vetëm Shqipërinë problem të brendshëm e jo Maqedoninë e veriut? Edhe parlamenti i Holandës vec me ne e paska problemin? Çfarë të kenë vallë me ne dy vende themeluese të BE që e kanë shpallur vendimmarrjen e tyre? Me siguri na kanë zili sesi mund të vjedhësh sa të plasësh pasuritë e taksat e qytetarëve e mos të të hyjë gjemb në këmbë, se prokuroria është kapur për fyti; se mund të mbjellësh gjithë vendin me kanabis e të bëhesh jo vetëm burim, por edhe pikë kyce e trafikut të drogave të forta drejt Europës e kontinenteve të tjera, të shfaqesh në mediat ndërkombëtare si Kolumbi e Europës, e të kësh luksin të thuash se nuk na e duan të mirën e na nxijnë imazhin. Fiks si Enveri dikur me armiqtë e jashtëm, imperializmin amerikan që ishte “xheloz” për sukseset e Shqipërisë-shkëmb buzë Adriatikut! Natyrisht që vendet themeluese të BE janë “xhelozë” se si mund të vjedhësh rregullisht zgjedhjet e madje edhe kur bën votime pa rivalë, prapë i vjedh; se si në emër të reformës në drejtësi, po i rrëzon me rradhë gjykatat e vendit. Pas Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë e kanë rradhën gjykatat e Apelit! Këto janë të gjitha “arritje” të një njeriu, Edi Ramës! Ja pse janë “xhelozë” vendet e BE për këtë qeveri! Nuk duan që t’u ulet në tryezë një njeri kaq “i suksesshëm”! P.S. padyshim qe me “xheloze” jane per ministrin e brendshem qe i vjedhin ne menyre te perseritur sende ne parkun e Ministrise se Brendshme #RilindjaFatkeqesiPerShqiperine

Lajme te ngjashme