Home Aktualitet Meta: Rama të mos më provokojë më, se nëse dua mbaroj punë me të për 2 minuta

Meta: Rama të mos më provokojë më, se nëse dua mbaroj punë me të për 2 minuta

nga Sonila Osmanaj

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot paralajmërime të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Në studion e emisioni “Zonë e Lirë”, kreu i shtetit tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara.

“Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri me SOROS dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë. Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti shtoi se kryeministrit duhet të heq dorë nga provokimet ndaj kreut të shtetit. “Rama të mos më provokojë më, se nëse dua mbaroj punë me të për 2 minuta”,- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ju përgjigj sot në emisionin “Zonë e Lirë” kërcënimeve të Edi Ramës. “Nuk ndodh që luani të frikësohet nga lepuri”,- tha kreu i shtetit. Ndërsa shtoi se kryeministri “është një lepur i marrë peng”.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!