5 kushtet e opozitës për reformën zgjedhore, Tushaj: Domosdoshmëri!

Read Time:3 Minute, 45 Second

Shqipëria në prag të datës për hapjen e negociatave është përballë rrugës së vështirë për plotësimin e kushteve të cilat qeveria shqiptare duket se po i anashkalon duke konsideruar si “PO” përgjigjen e Bundestagut Gjerman. I ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus ish-deputeti i LSI-së Viktor Tushaj argumenton se sukseset e qeverisë shqiptarët i prekin çdo ditë mes emigracionit, papunësisë e varfërisë së tejskajshme. Tushaj thekson se qeveria dhe Kryeministri duhet të plotësojnë kushtet për shqiptarët, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ose Shqipëria nuk ka të ardhme.
I pyetur në lidhje me 5 kushtet e vendosura nga opozita Tushaj u shpreh se plotësimi i tyre është domosdoshmëri për të arritur së pari integrimin shqiptarëve në Shqipëri dhe duke i hapur rrugë më pas integrimit në BE.
Pjesë nga intervista e ish-deputetit të LSI.
Mazhoranca e konsideron sukses një përgjigje “po” nga Bundestagu Gjerman që ndoshta mund të pasohet edhe nga vendet e tjera, nga Franca dhe Holanda për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe një pjesë e kushteve nuk varen nganë, Reforma në Drejtësi nuk varet nga ne, Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjmë vetëm ne, prandaj e konsiderojnë një lloj suksesi dhe kërkojnë një lloj pjekurie, një lloj maturie nga klasa politike në tërësi, jo vetëm ndaj mazhorancës?
Cili është suksesi i mazhorancës? Sukseset e mazhorancës shqiptarët i prekin ditë për ditë, i prekin për mes emigracionit, përmes papunësisë, përmes varfërimit të tejskajshëm, kështu që nuk ka absolutisht asnjë lloj shansi të quhet e suksesshme qeverisja e Ramës. Rama ka dështuar si kryeministër. Rama u përpoq të qeveriste Shqipërinë si një kryetar Bashkie, si një kryetar Bashkie që kërkonte të prekte çdo projekt të Shqipërisë. Kur je kryeministër i një vendi ti duhet të kesh parasysh të gjitha sektorët ekonomik, social, kulturor, sportiv, të cilat nuk i bën kryeministri, kryeministri i nxit njerëzit ta bëjnë vetë. Është ndryshe koncepti i një Kryetari Bashkie, i cili bën një projekt të një rruge, përmirëson shërbimet e qytetarëve.
Një kryeministër ka në dorë çdo gjë që nxit energjitë pozitive të njerëzve. Rama si kryeministër ka nxitur energjitë negative të njerëzve. Çdo gjë negative është sot në Shqipëri sepse emigracioni, largimi i trurit të shqiptarëve, largimi i rinisë nga vendi, nuk ke njeri sot në Shqipëri që është i kënaqur nga qeverisja e Ramës. Edhe ata që punojnë me atë, kështu që është shumë e vështirë që ta quash të suksesshëm. Edhe dashamirësit më të mëdhenj, edhe ndërkombëtarët, të cilët janë dashamirës të Ramës nuk munden më që të justifikojnë këtë qeverisje të këtij kryeministri.
Ai absolutisht ose duhet të plotësojë ato kushte, jo për opozitën absolutisht jo, por për shqiptarët për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ose Shqipëria nuk ka të ardhme, besoj që ju e patë që gjithë komuniteti ndërkombëtar përveç kushteve që janë brenda 20 edhe 5 kushtet e opozitës u shtuan edhe 2 kushte të tjera shumë të qarta të cilat Rama duhet t’i marrë shumë seriozisht sepse nuk mundet që të tallet më me shqiptarët, jo thjesht me opozitën, por nuk mund të tallet me komunitetin ndërkombëtar.
5 kushtet e vendosura nga opozita, një sërë opinionistësh i konsideronin si një lloj pazari ose si një lloj pushteti në tavolinë…
Nuk ka absolutisht asnjë lloj pazari. Të 5 kushtet janë ato të cilat i krijojnë mundësinë Shqipërisë dhe shqiptarëve që të integrohen në Europë. Por unë jam i bindur që Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë në qoftë se nuk integrohet në Shqipëri. Integrimi i shqiptarëve në Shqipëri, në Shqipërinë e tyre do të thotë që të kemi standarde, cilësi jete më tepër. Të kenë mundësi zgjedhje. Të ketë një demokraci funksionale, të kenë alternativa për zgjedhje. Shqiptarët nuk kanë absolutisht asnjë alternativë, këtë e pamë dhe në zgjedhjet e 30 qershorit. Si mundet që ne të integrohemi në Europë. Kështu që 5 kushtet nuk janë pazare për të cilët duhet të përfitojë opozita, të ulet në tavolinë apo të marrë pushtet. Tashmë unë jam i bindur se shqiptarët e kanë kuptuar se këtu nuk bëhet fjalë për pushtetin e opozitës. Këtu bëhet fjalë për një largim të Ramës sepse ka keq qeverisur. Ka shkatërruar çdo institucion publik të këtij vendi. Paligjshmëria është ulur këmbëkryq në çdo institucion publik të vendit. Dëgjojmë që flitet për reformën zgjedhore. Unë jam i mendimit që gjithë ky trumbetim i kësaj është një tallje për shqiptarët. Nuk ka vuajtur Shqipëria nga ligjet e këqija por nga moszbatimi i ligjeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Meta takon këngëtaren Inis Neziri: Të mbështesim të rinjtë
Next post Negociatat/ Basha: Rama dështoi, u kap me presh në duar