Home Aktualitet Meta takon këngëtaren Inis Neziri: Të mbështesim të rinjtë

Meta takon këngëtaren Inis Neziri: Të mbështesim të rinjtë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Meta takoi sot këngëtaren Inis Nezirin e fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”.

“Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”.
Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.
E falenderova Inesin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë”, shkruan presidenti në profilin zyrtar pas përfundimit të këtij takimi.

Lajme te ngjashme