LSI denoncon skandalin, Rama çon në parlament projektin korruptiv për rehabilitimin e lumit Lana

Read Time:1 Minute, 40 Second

LSI ka denoncuar grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana. Pritet që sot të kalojë në parlament kjo kontratë.

Endrit Braimllari deklaroi se Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, qeveria në ikje dhe grabitqare vazhdon dhe thellon skandalin e saj korruptiv. Ky skandal është më i madhi i kësaj qeverie dhe këtij parlamenti noter të qeverisë. Është vazhdimësia e skandalit korruptiv të Edi Ramës për projektin e Unazës së Re.

Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar. Sot, kërkon të kalojë në parlament një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana.

Edi Rama kërkon të shpenzojë nga taksat e shqiptarëve rreth 25 milionë euro të tjera nga të cilat 8 milionë do të merren kredi për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Rë që shtrihen pranë lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit tw ndwrtimit pwr Taulant Ballën.

Edi Rama kërkon të shembë shtëpitë e banorëve të Unazës së Re duke mos i dëmshpërblyer ato, me argumentin se nuk ka para.
Por ndërkohë, merr 8 milionë euro kredi për të prishur shtëpitë e qytetarëve, që nëse ne do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, serioz dhe jo hajdut këto para shumë mirë mund të shkonin për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re.

Është e qartë që për Edi Ramën dhe qeverinë e tij ilegjitime qytetarët janë të fundit. Oligarkët, krimi i organizuar dhe hajdutëria e tij qeveritare janë të parët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kohë fletërrufeshë!
Next post Prokuroria mban sekret dokumentet e ardhura nga Italia për Valdrin Pjetrin