Tushaj: Shkarkimi i Metës lojë politike, ai ështe nder shtetarët më të mirë në Europë

Read Time:1 Minute, 40 Second

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Viktor Tushaj, nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, është shprehur se kushtet e opozitës duhet të plotësohen domosdoshmërisht nga Rama pasi kanë rëndësi në rrugën e integrimit.

Sipas tij Tushaj është shprehur se 5 kushtete e opozitës nuk janë asnjëlloj pazari por janë vetëm mundësia që i jepet shqiptarëve dhe Shqipërisë në rrugën anetaresimit dhe te integrimit brenda vetes.

Gjithashtu ish deputeti i LSI-së ka komentuar dhe raportin e komisionit te Venecias, ku ka theksuar se mazhorancës më shumë se kushdo tjetër nuk i intereson shkarkimi i presidentit.

Ndër të tjera nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, Tushaj ka theksuar se opozita do te ishte me e forte me Ilir Metën, i cili në të gjithë këto vite ka treguar se eshte person kurajoz dhe u shkon gjërave deri në fund.

“Kjo ka qenë lojë politike për të spostuar vëmendjen dhe për të ulur kuotat e besimit që presidenti arriti te krijojë ne Shqipëri si garant i kushtetutës. Unë kam bindjen sot se ndër institucionet më të interesuara për mos shkarkimin e presidentit të Republikës eshtë vetë mazhoranca,  sepse ajo më mirë se kushdo e njeh Metën, e njeh se çdo të thotë një Ilir Metë në opozite. Une do isha i kënaqur nëse mazhoranca do e çonte deri në fund përpjekjen. Raporti i Venecias ishtë as mish as peshk, nuk ishte as me mazhorancën as me opozitën. Mazhoranca e interesuar për një loje politike, Meta nuk shkarkohet me vjen keq që profesionistet e Venecias edhe termat nuk i perdorin kushtetues nuk ka tejkalim, por shkelje ose jo te kushtetutes. Nuk do i vinte asnjë e keqe Shqipërisë nese do te spostoheshin zgjedhjet do të demokratizohej me shume elektorati njerëzit do të kishin më shumë mundësi zgjedhje. Opozita do te ishte me e forte me Ilir Metën ka treguar stabilitet është kurajoz që i shkon gjërave në fund. Sot është një ndër shtetarët më të mirë që ka Ballkani dhe Europa.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Foto me Obamën, PD kërkon hetimin e kryeministrit Rama
Next post Kohë fletërrufeshë!