Home Aktualitet Vetingu/ Bashkëshortja e Denar Bibës mbrohet politikisht për problemet me pasurinë

Vetingu/ Bashkëshortja e Denar Bibës mbrohet politikisht për problemet me pasurinë

nga Editor

Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit socialist të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, kishte vendosur të mbrohej politikisht përballë problematikave të konstatuara nga Komisioni i Vetingut për kriterin e pasurinë.

Që në nisje të seancës së zhvilluar mesditën e sotme, Kana, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kërkoi përjashtimin e relatores së trupës gjyqësore, Xhensila Pine.

Sipas Kanës, komisionerja Pine, e zgjedhur nga Partia Demokratike në opozitë, ka hartuar një raport negativ dhe të njëanshëm, me qëllim që të godasë politikisht bashkëshortin e saj, Denar Biba.

Juristja Kana mbështeti pretendimin e saj tek fakti që relatorja Pine nuk i ka marrë në konsideratë një analizë financiare të përgatitur nga subjekti, në të cilës, sipas saj, rrëzohen gjetjet problematike të Komisionit të Vetingut.

Trupa gjykuese u tërhoq për të shqyrtuar kërkesën proceduriale për largimin e relatores Xhensila Pine dhe pritet që të caktojë një moment tjetër për zhvillimin e  seancës dëgjimore.

Në seancën e sotme, e cila zgjati vetëm pak minuta, subjekti Elona Kana shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Denar Biba, i cili gjithashtu prezantonte sjellje nervoze dh shqetësimi.

Çifti i bashkëshortëve Elona Kana dhe Denar Biba kanë pasuri të konsiderueshme, e cila është rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!