Home Aktualitet Xhixho: Rama të zbatojë kërkesën e Komisionerit Oliver Varhelyi

Xhixho: Rama të zbatojë kërkesën e Komisionerit Oliver Varhelyi

nga Sonila Osmanaj

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, duke marrë shkas nga mesazhi i Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili i bëri apel Edi Ramës dhe mazhorancës së drejtuar prej tij që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, shprehet se standardet e zgjedhjeve të 25 Prillit janë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

“Standardet e zgjedhjeve të 25 Prillit janë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Kjo maxhorancë dhe ky Kryeministër po cënojnë një nga proçeset më të rëndësishme të vendit dhe kushtin nr.1 për hapjen e negociatave duke mos marrë parasysh interesin kombëtar të vendit por vetëm interesat e tyre politike .

Ndaj dhe kërkesa e Komisionerit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi drejtuar parlamentit shqiptar është e qartë dhe duhet dëgjuar e zbatuar duke pritur mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor”, shprehet Erisa Xhixho.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!