Home Aktualitet Devijimi i qarkullimit tek “Shqiponja”, mungon rruga për kalimtarët

Devijimi i qarkullimit tek “Shqiponja”, mungon rruga për kalimtarët

nga Sonila Osmanaj

Punimet për zhvillimin e Unazës së Madhe kanë devijuar qarkullimin e automjeteve në ish-rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja” prej orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Në ditën e parë të këtij devijimi, situata që paraqitet në aksin dalës të Tiranës, duket normale teksa situata problematike paraqitet në hyrje të kryeqytetit ku radhët e automjeteve janë të pashmangshme pasi makinat duhet të qëndrojnë në trafik rreth 20 minuta.

Për të bërë një menaxhim të mirë, ARRSH dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan me qellim shmangien e trafikut teksa sugjerojnë përdorimin e rrugëve alternative. Në plan duket se nuk janë parashikuar lëvizjet e këmbësorëve që shpesh u duhet të përshkruajnë të njëjtën rrugë ku qarkullojnë dhe automjetet, duke u kthyer kështu në burim aksidentesh.

Problem mbetet qarkullimi i autoambulancave që u duhet të ndjekin të njëjtin devijim si automjetet e tjera. Ish-rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në muajin shkurt të vitit 2021, kur është parashikuar dhe përfundimi i punimeve në këtë aks.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!