Home Aktualitet Kodi Zgjedhor në “Venecia”, eurodeputeti David Lega: Rama duhet të presë për opinionin

Kodi Zgjedhor në “Venecia”, eurodeputeti David Lega: Rama duhet të presë për opinionin

nga Sonila Osmanaj

Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës për Kodin Zgjedhor. Sipas Legës, i cili është i dyti që reagon nga BE pas komisionerit Oliver Varhelyi, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.

Po ashtu edhe Oliver Varhelyi kërkoi nga parlamenti shqiptar që të marrë në konsideratë kërkesën për opinion të Metës në Komisionin e Venecias dhe të presë derisa ta japë atë.

Nga ana tjetër Edi Rama është shprehur se parlamenti do të votojë pa humbur asnjë votë për ta rrëzuar ose pranuar dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”,- shkruan David Lega në një postim në Twitter.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!