Home Aktualitet Pasi zëdhënësi Metës njoftoi lirimin e fëmijëve në Siri, Rama merr meritat

Pasi zëdhënësi Metës njoftoi lirimin e fëmijëve në Siri, Rama merr meritat

nga Sonila Osmanaj

Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane ka bërë të mundur lirimin e 4 fëmijëve dhe një gruaje shqiptare që qëndronte në kampet e refugjatëve në Siri.  Operacioni i lirimit të tyre nga kampi Al-Hol u bë nën mbikëqyrjen e inxhinier Khaled Hboubati, President Gjysmëhëna e Kuqe Siriane (SARC). Ndërkohë  Mark Ghareeb, kreu i Misionit të Shqipërisë në Liban do të bëjë shoqërimin e tyrë ne Shqipëri.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka njoftuar më herët gjatë ditës së sotme për operaconin dhe ka vlerësuar punën që Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane ka bërë për shqiptarët në kampin Al-Hawl në Siri, ku ka nisur dhe riatdhesimi i tyre.

”Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Hawl, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp”,-shkruan Tedi Blushi në facebook teksa ka postuar dhe video të operacionit.

Pas njoftimit të Presidencës për operacionin, kryeministri Edi Rama ka nxituar të marrë meritat. Mësohet se kreu i qeverisë është nisur në Liban.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!