Home Aktualitet “Doja t’i bija murit me kokë”, Hazizaj i revoltuar pas rrëfimit të vajzës që dhunohej seksualisht: Të pasmet e ministreve hipin në luks

“Doja t’i bija murit me kokë”, Hazizaj i revoltuar pas rrëfimit të vajzës që dhunohej seksualisht: Të pasmet e ministreve hipin në luks

nga Editor

Në një status në rrjetet sociale, Hazizaj, që është njëkohësisht edhe drejtuesi i kësaj organizate paralelizon dhunën seksuale në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” me jetën luksoze që bëjnë politikanët në Shqipëri.

TIRANË– Altin Hazizaj, një ndër themeluesit e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri) ka reaguar mjaft ashpër kundrejt ministrave që shëtisin me makina luksoze.

Në një status në rrjetet sociale, Hazizaj, që është njëkohësisht edhe drejtuesi i kësaj organizate paralelizon dhunën seksuale në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” me jetën luksoze që bëjnë politikanët në Shqipëri.

Ai shkruan ndër rreshta se në momentin që ka parë një minister që bredh me “AudiQ7”, ka menduar për vajzën 12-vjeçare që ka bërë xhiron e mediave në Shqipëri pasi është shprehur se në shtëpinë “Zyber Hallulli” ushtrohet dhunë seksuale.

Ata dhe ne paguajme taksa e çdo gje tjeter, qe Ministrat te na Qeverisin, te ndertojne shtet dhe te mbrojne femijet, grate, pensionistet e kedo tjeter nga keto ngjarje, por ata as duan t’ia dine dhe as ua ndjen qe te bejne diçka, sepse nuk jane aty per ne qytetaret, por per tenderin e rradhes!”- shkruan Hazizaj ndër të tjera.

Reagimi i Altin Hazizajt

Pertej mllefit, as kisha ndermend ta shkruaja kete mesazh, por me doli perpara nje  ministre qe me bredh me Audi Q7 modeli me i fundit! Nuk munda te mos mendoja vajzen 12 vjeçare te dhunuar seksualisht  ne Zyber Hallulli! Nuk munda te mos mendoja qindra e mijera femije qe sot do flene pa ngrene apo viktima te dhunes seksuale ne institucione shteterore, shkolla dhe familje!

Me e tmerrshmja eshte qe ata femije paguajne haraçin e Ministrave dhe deputeteve tane! Ata dhe ne paguajme taksa e çdo gje tjeter, qe Ministrat te na Qeverisin, te ndertojne shtet dhe te mbrojne femijet, grate, pensionistet e kedo tjeter nga keto ngjarje, por ata as duan t’ia dine dhe as ua ndjen qe te bejne diçka, sepse nuk jane aty per ne qytetaret, por per tenderin e rradhes!

Ne paguajme qe te pasmet e ketyre zoterinjve e zonjave te ulen ne benz-in apo bmë me te fundit, sepse çdo dite te jetes sone shpresojme se te pakten njeri prej tyre do te punoje deri me fund per te gjithe ne! Por eshte e kote! Askush nuk kujtohet per ata qe me se shumti kane nevoje per shtetin!

E di qe nuk eshte e udhes te mallkosh kend, por ketyre njerezve dua qe çdo dite te jetes se tyre t’ju dalin para syve imazhet e ketyre femijeve qe ulerijne per ndihme dhe t’ju kujtojne se çfare mund te kishin bere, por nuk e bene! Turp t’ju vije!

Dy ditë më parë emisioni “Fiks Fare”publikoi rrëfimin e një të miture, e cila tregonte lidhur me dhunën seksuale që ishte ushtuar mbi të nga bashkëmoshatarë të saj. Pas këtij skandali CRCA kërkoi mbylljen urgjente të rezistencave dhe që Kuvendi të ngrejë me procedurë të shpejtuar një Komision Hetimor për dhunën seksuale ndaj fëmijëve në institucionet publike dhe private.

Lajme te ngjashme