Home Aktualitet Petrit Vasili: Kryemashtruesi po u shton torturën njerëzve me bllokimin e ish-sheshit “Shqiponja”

Petrit Vasili: Kryemashtruesi po u shton torturën njerëzve me bllokimin e ish-sheshit “Shqiponja”

nga Sonila Osmanaj


Nga Petrit Vasili

Per 7 vjet KM, Kryemashtruesi, leu fasada, shqepi dhe shtroi 10 herë bulevardin e Tiranës, harxhoi qindra milionë me zyra luksi, ropi miliarda me koncesione dhe tendera sekretë edhe për letër higjenike.

Tani u kujtua për rrethrrotullimin te Shqiponja në hyrje të Tiranës që është prioritet.

Apo ishte prioritet vetëm pasi të mbaronin zhvatjet e tjera lart e poshtë nëpër Shqipëri.

Kush ia ndali dorën ta bënte të parin këtë?

Kryemashtruesit nuk iu ndal dora të jepte 1.2 miliardë euro për një koncesion rruge.

Kryemashtruesit nuk iu ndal dora kur u prishte shtëpitë me gaz helmues qytetarëve.

Kryemashtruesit nuk iu ndal dora të falte edhe detin e Shqipërisë.

Këto nuk i ha më njeri Kryemashtrues.

Tani Kryemashtruesi po u shton torturën njerëzve pa marrë asnjë masë për mundësi reale alternative të trafikut pas bllokimit të rrethrrotullimit të Shqiponjës.

Për të hyrë e për të dalë në Tiranë, qytetarët do hyjnë nëpër rrugica të ngushta, do badërdisen nga karburanti, do shkatërrohen nga nervat, do humbasin kohë pa fund dhe do të levizin me 2km në orë.

Turp KM, Kryemashtrues!!

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!