Home Aktualitet Rama urdhëron qentë e bandës: Sulmoni Presidentin Meta!

Rama urdhëron qentë e bandës: Sulmoni Presidentin Meta!

nga Sonila Osmanaj

E gjithë loja e kryeministrit ka synim spostimin e vëmëndjes së publikut shqiptar nga korrupsioni masiv qeveritar si PPP-të, tenderimet, koncesionet apo skandalin e inceneratorëve, që ka plasur prej ditësh. Duke qenë mjeshtër i fasadës dhe propogandës, shefi i ekzekutivit ka orkestruar krejt mediat nën varësi e në gjithëfinancim rilindas të merren me nënshtetsinë e futbollistit të Tiranës, ndërkohë që qindra milionë euro po vidhen nga buxheti i shtetit. Hienat dhe çakenjtë mediatikë janë sulur drejt gardhit të presidencës me urdhër nga Surreli.

Rilindja e ka humbur kontrollin dhe logjikën duke kaluar çdo limit në sulmet ndaj Presidentit të Republikës. Gjatë 24 orëve të fundit gjithë kupola vendimmarrëse e qeverisë ka nisur një fushatë jo etike, të pamoralshme dhe antiligjore ndaj kreut të shtetit. Qeveritë gjithmonë kanë pasur probleme me Presidentët, por sado marrëzi të kenë qenë sjelljet e kryeministrave dhe ministrave, në fund kanë ruajtur një etikë personale institucionale ndaj kreut të shtetit. Por dje, Edi Rama, Endri Fuga, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë thyer dje çdo rekord përplasjesh mes qeverive dhe Presidentit.
I pari ishte kryeministri Edi Rama që reagoi për të mbrojtur gazetarin Carlo Bolino, sipas tij të sulmuar nga Presidenti i vendit. Reagimi i Edi Ramës, në fakt nuk duhej për Presidentin, por për Sekretarin e PS, Alfred Peza dhe deputetin socialit Sadri Abazi, sepse zëdhënësi i kreut të shtetit nuk tha asgjë më shumë sesa shkrimet dhe deklarata publike te zyrtarëve të PS. Pas Edi Ramës ishte Këshilltari për Mediat i Kryeministrit, Endri Fuga, i cili njëlloj në stilin e Edi Ramës u përpoq ta paraqesë Presidentin si “një armik të medias së pavarur”. Pas Fugës ishte radha e Erion Veliaj që duhet të tregonte besnikërinë ndaj Edi Ramës duke sharë kreun e shtetit pak më shumë se Fuga. Në fund, seria e fyerjeve dhe sulmeve kulmoi me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila si pa punë që është, me që nuk ka Kuvend funksional, shkëlqen në sharje dhe fyerje. Spiropali shkoi edhe më tej serinë e akuzave që ka bërë deri më sot duke folur për “matrapaz” dhe “zuzar”. Interesant është fakti se pasi rilindja lëshon nga goja fyerje të tilla, ngre në këmbë ambasadat, shoqatat dhe gjithë median kur Presidenti i quan të korruptuar dhe bandë që kanë kapur shtetin peng. Kur një zyrtar i lartë flet me këtë gjuhë ndaj kreu të shtetit imagjoni se ça u bëjnë qytetarëve dhe si e drejtojnë vendin.


Sigurisht sulmet e djeshme ndaj kreut të shtetit u bënë nga Edi Rama dhe me urdhër të tij. Emrat që reaguan janë ata që kanë peshë reale sot në qeverisje, pasi të tjerët janë numra dhe njerëz që Rama nuk i llogarit, por i përdor sa i herë i duhen për çështje të veçanta. Përpjekja e fundit e Rilindjes kundër kreut të shtetit është e qartë. E para, është që ta paraqesë Presidentin e Republikës si një zyrtar që ka shkelur ligjin me dhënien e shtetësive shqiptare. Debati për këtë pikë është sa banal, aq dhe pa sens juridik. Presidenti jep shtetësi kur çdo përson certifikohet nga shërbimet e sigurisë. Nëse ka ndonjë problem me emra të veçantë, përgjegjësia është e institucioneve që kanë lëshuar dokumentin. Presidenti nuk ka detyrë të bredhë nëpër komisariate dhe prokurori të kërkojë regjistrat për çdo qytetar, pasi janë institucionet që përgjigjen dhe nëse Rilindja ka merak këtë pjesë le ti pyesë me radhë institucionet që drejton.
Përpjekja e dytë e Rilindjes është që pasi të sulmojë kreun e shtetit për “shkelje ligjore” ta paraqesë atë dhe si një zyrtar që ka problem me mediat dhe nuk respekton fjalën e lirë. Sulmi i djeshëm ishte qartësisht me këtë objektiv. Është mirë kur qeveria vendoset e gjitha në mbrojtje të një media, por para se të shesin moral dhe të bëjnë leksione gazetarie, duhet të kujtojmë se e njëjta qeveri ka mbyllur dy televizione sepse ishin kritike. E njëjta qeveri ka mbyllur emisione në media të caktuara vetëm sepse nuk kontrolloheshin nga zyra e shtypit e qeverisë. Rasti i Ylli Rakipit është më flagranti në historinë e medias elektronike. Në të gjitha raportet e organizatave mediatike qeveria “Rama” vlerësohet negativisht për lirinë e mediave, censurën dhe deri projektin për miratimin e ligjeve kundër medias. A nuk është kjo e njëjta qeveri dhe i njëjti kryeministër që akuzohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit për dhunë ndaj fjalës së lirë?
Edhe vetë rilindasit e dinë që akuzat ndaj kreut të shtetit janë pa fakte, por një tallava politiko-mediatike e orkestruar në zyrat e Ramës. Jo rastësisht sulmet ndaj Presidentit janë shtuar pas skandalit të inceneratorëve ku 75 milionë euro janë “avulluar” në xhepat e rilindjes.
Mili Xhani

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!