Sokol Balla me median e tij është personi i ngarkuar me DEZINFORMIMIN e demokratëve!

Read Time:2 Minute, 48 Second

Sokol Balla me median e tij është personi i ngarkuar me DEZINFORMIMIN e demokratëve!

Në një artikull të shpërndarë në portalin e tij, ai shkruan se në dekleratën e PD pas mbledhjes së kryetarëve të degëve, kryesisë dhe ish-deputetëve, PD ka “pranuar hapjen”. Dhe pse e ka pranuar hapjen? E ka pranuar prej frikës. Meqë në dekleratën e PD shkruhet se duhet të krijohet Shtabi Politik Qëndror dhe njëkohësisht shtabet lokale zgjedhore ku të përfshihen figura me ndikim e reputacion dhe, meqë kjo dekleratë e PD është publikuar fill pas fjalimit të znj. Topalli në Shkodër, kjo – sipas Sokol Dezinformuesit – është dëshmi se lidershipi i PD ka frikë dhe ndihet i dobët. Që t’i informojmë dhe mirëinformojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, simpatizantët dhe njerëzit e interesuar mbi partinë tonë, kjo “hapja e partisë” është vendosur me vendimi nr.6 datë 22 shkurt 2019 të Kryesisë së PD. Pra nuk është vendosur nga frika pas dekleratës së znj.Topalli por është vendosur qysh në shkurt dhe na është vendosur në dispozicion edhe ne anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Meqë Sokol Story prej kohësh është punësuar për ta paraqitur historinë siç i leverdis Edi Ramës, duke shkruar e duke u thënë shqiptarëve se lidershipi i PD ka frikë, është i dobët, prandaj fill pas dekleratës së Shkodrës bën thirrje për të aftuar “të larguarit” duhen informuar e mirëinformuar njerëzit se vendim i 22 shkurtit vjen pas vendimeve të datës 22 janar 2019 që na janë përcjellë ne, vendime me të cilat kërkohet që të afrohen e përfshihen kontribuesit historikë të Partisë Demokratike. Vendimi për kriteret mbi ndërtimin e Bordit të Këshillëtarëve pranë çdo kryesie ka përsëri ketë logjikë; përfshirjen në kryesi të figurave lokale me reputacion e formim profesional por njëkohësisht edhe kontributorë. Kështu, kryesia e degës së Kurbinit ku unë kam punuar prej 16 shkurtit ka në Bordin e Këshillëtarëve dy ish-kryetarë të degës së PD, pra tre kryetarët e fundit, z. Oroshi, z.Biba e z.Haxhia, janë së bashku në kryesi. Ka ish-kryetaren e Këshillit Bashkiak të Mamurrasit znj.Sula, ka kryetarë komunash, ka drejtorët rajonalë dhe të rrethit të qeverisjes së PD. Ka dy ish-sekretarët e degës, drejtorë të institucioneve kur PD qeveriste, ka dy ish-kryetarët e bashkisë së Laçit z.Rica e z Isufi, siç ka edhe të rinjt. Kjo dmth se njerëzit janë të përfshirë dhe të gatshëm për punë dhe kontribut. Prej tek Sali Berisha që ka qenë lideri prej 1991 e deri në 2013 e deri tek zyrtarët e figurat në nivel lokal, punojnë për rikthimin në qeverisje të Partisë Demokratike. Pra këto vendime janë marrë prej muajsh dhe nuk u morrën tashti nga frika e asnjë deklerate. Partia Demokratike po rezulton se nuk është parti që e ha shantazhin me deklerata, madje as me dezinformimin dhe rrenë të vazhdueshme të Sokol Storyt dhe të të gjithë hamallëve medialë të punësuar në ngarkim-shkarkim propagande në portin e Rilindjes. Partia Demokratike ka muaj që lufton betejën e saj, mirë keq, në shi e në gaz, me pluse e minuese, me probleme e gabime, se nuk është parti pa probleme e pa gabime, mirëpo kjo sdmth se duhen lejuar të kalojnë pa përgjigjje rrenat dhe manipulimet e pista të cilat shpërndahen me anë të mjetit të dashur të propagandës, armë kryesore e Edi Ramës kundër këtij populli.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ky vettingu:Nga Av Bozheku
Next post I riu lut qytetarët për ndihmë, një shpërndarje është shpresë për Ardianin