Home Politike Sonila Meço zbulon çfarë i ka ngelur peng nga e shkuara

Sonila Meço zbulon çfarë i ka ngelur peng nga e shkuara

nga Albina Hoxhaj

Gazetarja e njohur, Sonila Meço ka zbuluar në llogarinë në ‘Instagram’ një nga pasionet e saj të fshehura, por që nuk ka mundur ta “ushqejë” në kohë. “Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për ta rikuperuar”, ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet në studion e emisionit ‘Tempora’ me një violinë në krahë.

Mesa duket mësimi i violinës ka qenë një dëshirë e hershme e gazetares, të cilën vazhdon ta ketë njësoj edhe sot. Por siç është shprehur dhe vetë Meço, vullneti dhe dëshira nuk mungon për ta mësuar edhe në këto momente. Me siguri Sonila do të kujdeset të marrë leksionet e para për të mësuar sadopak një nga instrumentet e saj të preferuara, violinën./revistawho

Lajme te ngjashme