Peter Lumaj, strategjist elektoral i Partisë Republikane të presidentit Trump, ka reaguar për dënimin e një amerikani me 4 muaj burg, se bëri një pagesë, për një FOTO të Edi Ramës me presidentin Obama, gjatë një takime për mbledhje fondesh. ‘Kështu i bëjnë gjërat socialistët: Kryeministri shqiptar ishte prapa një dhurimi të paligjshëm të huaj prej 80,000 dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barack Obama për vitin 2012. A do të hetojë DOJ (Departamenti i Drejtësisë)? Burimet e mia thonë, Oh Po!’- shkruan Lumaj në profilin zyrtar.. Një ditë më parë, autori i tretë i aferës 80 mijë dollarëshe, Uialliam Argeros, u dënua nga Gjykata amerikane me 4 vjet heqje lirie. William Argeros, ndihmoi në krijimin e një skeme financiare që dërgonte 80 mijë USD nga zyra e Edi Ramës në Tiranë në llogarinë e shtetasit amerikan, Bilal Shehu që do i derdhte më pas për llogari të fushatës së Obamës.