Stop – Nis Lotaria Amerikane/ Gabimi i gjendjes civile ndan familjen fituese! (01 tetor 2019)

Read Time:38 Second

Nisi sot aplikimi për Lotarinë Amerikane, proces, që do të zgjasë deri në 5 nëntor.” Stop” sjell rastin e qytetarit nga Pogradeci, Luan Bashalli, të cilit, për një gabim të gjendjes civile Pogradec, i është djegur lotaria amerikane dhe është ndarë nga familja.Në vitin 2017, Luani zbuloi, se nëna dhe babai i tij, rezultonin motër e vëlla në gjendjen civile Pogradec.Në këtë pikë iu drejtua Gjykatës së Pogradecit, por nuk e gjeti të drejtën, për shkak se i mungonte dokumentacioni i duhur për të vërtetuar, që nëna dhe babai nuk janë motër e vëlla.Tani gruaja dhe vajza e Luanit janë në SHBA dhe ai vetë nuk po shkon dot për shkak të këtij gabimi.Pas 27 vjet martese, tashmë familja jeton e ndarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ish ministri grek Pangalos: Nuk jam historian, jam nga familje arvanitase
Next post Dhunimi i bustit të Mbretit Zogu I sot në Tiranë