Home Politike Sikur ta dija që nuk do rrinë pa reaguar Gabova

Sikur ta dija që nuk do rrinë pa reaguar Gabova

nga Albina Hoxhaj

Sikur ta dija që nuk do rrinë pa reaguar.

Gabova vetëm tek institucioni që do reagonte. Nuk reagoi Policia, por Prokuroia e Krimeve të Rënda, për drogën e Brazilit.

Sinqerisht më vjen natyrshëm pyetja: po këta ç’patën?!

Pse ju djeg që ajo drogë e kapur rasrësisht në Brazil ka lidhje me Shqipërinë?!

Përse duhet të vetëfajsohen në mënyrë kaq spektakolare?!

Pavarësisht kësaj, njoftojnë se do çojnë dhe një letërporosi për të marrë vesh se a ka lidhje me Shqipërinë e Shqiptarët?!!

Letërporosi?!!!

Po për cilin proçedim penal?! Ndaj kujt?!

Letërporosi dërgohet kur ke një çështje të hapur dhe kërkon marrjen e një prove apo të dhëne për diçka konkrete, për persona apo çështje. Po sa drogë kapet nëpër botë, qoftë me etikeka shqip,shteti ynë do vetshpallet juridikisht i përfshirë?!

Opinioni publik është njohur këto ditë me fakte të mundshme penale shumë më evidente, ku Prokuroria duhet të çelë çështje dhe të dërgojë letër porosi.

Edi Rama është përmendur në gjykatën Amerikane si pagator i 80 000 dollarëve. Është përmendur si i përfshirë direkt, dhe jo si etiketë i ndonjë malli të ndaluar, por si autor.

Nejse, jua shtoftë dreqi inatin, por kjo lëvizje tregon ose budallëk propagandistik, ose një vetpranim që shteti ynë e di se e kujt është ajo drogë.

Normale do ishte të pritej informacion nga autoritetet Braziliane fillimisht nga kanalet e shërbimeve policore për të kuptuar realisht nëse ka apo jo Shqiptarë të përfshirë. Nëse do kishte info konkrete mund të çelej zyrtarisht një hetim dhe vetëm pas këtij momenti lind e drejta për të kërkuar prova me letërporosi.

Po në këtë fazë, ka shumë gjasë që as prokuroria e Brazilit se ka lexuar ende materialin e policisë braziliane për këtë ngjarje. Dhe po me të njëjtjat gjasa përgjigja zyrtare do jetë skemi informacione për përfshirje të shtetasve shqiptarë….

Sidoqoftë i gjithë ky zell vetfajsimi kërcet shumë si llogjikë, pavarësisht se me ç’qëllim bëhet.

Lajme te ngjashme