Home Aktualitet Integrimi, Kryeministri holandez: Shqipëria nuk ka bërë progres

Integrimi, Kryeministri holandez: Shqipëria nuk ka bërë progres

nga Albina Hoxhaj

Holanda qartëson qëndrimin për Shqipërinë, sa i përket çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Mark Rutte, pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se është i shqetësuar nga mungesa e përparimit.

Sipas tij, Shkupi ka bërë më shumë progres se Tirana.

“Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, së bashku me disa shtetet të tjera, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë.

Ne po pyesim veten se sa progres ka bërë Shqipëria? Ne do ta adresojmë këtë çështje javët në vijim me partnerët tanë europiane.

Por ne jemi shumë të shqetësuar për mungesën e progresit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet vazhdojnë”, deklaroi kryeministri holandez.

Para tre ditësh u raportua se Holanda pritet të vendos sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Mosndryshimi i qëndrimit të Holandës është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane.

Sipas Blok, Shqipëria është një rast tjetër kur krahasohet me Maqedoninë.

Në qershor të këtij viti, në Parlamentin e Holandës u votua një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për vitin 2019.

Lajme te ngjashme