Ministri finlandez në Tiranë: Shtetet e BE të mos pengojnë zgjerimin

Read Time:54 Second

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë ku dha mbështetje për hapjen e negociatave.

Haavisto theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon në qendër të Evropës dhe se Helsinki kërkon që Shqipërisë t’i çelen bisedimet e anëtarësimit.

“Ballkani Perëndimor nuk është në një qoshe të largët, por është në qendër të Evropës. Ne i mbështesim bisedimet që po zhvillohen me Malin e Zi dhe Serbinë, tani duam që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin bisedimet. Ne nuk jemi të vetëm në marrjen e vendimit, por ai duhet të merret në unanimitet me të gjitha vendet. Ne jemi në bisedime me të gjitha vendet dhe me Tiranën për progresin e bërë. Vendet nuk i bëjnë këto ndryshime për shkak të BE, por për zhvillimin e tyre. Të gjitha këto hapa janë pjesë e demokracisë dhe transparencës demokratike”, tha ministri finlandez.

Pekka Haavisto kritikoi edhe ato shtete të Bashkimit Evropian që kërkojnë të fokusohen në reformimin e brendshëm të unionit, duke lënë në hije procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Haradinaj për VOA: Nuk fshihem pas Amerikës kur bëj punë të liga
Next post Integrimi, Kryeministri holandez: Shqipëria nuk ka bërë progres