Home Politike Balliu: Fajin e ka Europa thotë gruaja e Bilalit

Balliu: Fajin e ka Europa thotë gruaja e Bilalit

nga Albina Hoxhaj

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka analizuar në një status në profilin e tij zyrtar deklaratat e kryeministrit Rama, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe qeveria që drejton në rast të një përgjigjeje negative.

“Po mirë Edvin, pse 9 kushtet nuk ja çojnë vendeve të tjera të rajonit që duan të bëhen pjesë e Europës por ti sjellin ty?

E vërteta është një dhe e vetme:
9 kushtet në fakt nuk janë për Shqipërinë por për qeverinë e Edvinit.

Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se nuk hapen negociatat me Edi Ramën.
Me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje, nuk zhvillohet ekonomia dhe nuk luftohet krimi dhe korrupsioni.
Me Edi Ramën ska ujë, ska drita dhe normalisht ska si të ketë Europë.

Me Edi Ramën ka vetëm drogë, jeshile, të kuqe dhe të bardhë.

Një gjë tanimë është e qartë. Nuk mund të vazhdohet më me shprehjen: hapi rrugë budallait.
Tani duhet ti ndërpresim rrugën gruas së Bilalit me çdo mjet dhe mënyrë”, shkruan Balliu.

Lajme te ngjashme