Vajza e Ruçit sulmon Veliajn: Paguajmë gjobat për ndërtuesin, votuam…e tani rrimë të mbajmë erë (FOTO)

Read Time:1 Minute, 30 Second

Ndërtuesi abuzon, thotë Ruçi, por po kaq është faji edhe i administratës së pushtetit vendor dhe vetë i saj, meqënëse ka votuar.

TIRANË– Vajza e kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçit, Ridvana Ruçi, nuk e ka fshehur revoltën e saj në drejtim të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo ka denoncuar një rast ku një restorant ka zaptuar sheshin para pallatit, pavarësisht se ky është një ambient i përbashkët. Ndërtuesi abuzon, thotë Ruçi, por po kaq është faji edhe i administratës së pushtetit vendor dhe vetë i saj, meqënëse ka votuar.

Reagimi i plotë:

Shemti me te madhe se kaq nuk mund te bente administrata e pushtetit vendor: leje ndertimi dhene subjektit privat restorant para sheshit te pallatit (mgjse na eshte shitur si pjese funksionale ne banoreve te saj). Leja e ndertimi referon shesh publik aksesin para hyrjes se objektit, gjasme per ndertim tende me siperf 120m2, por e sigurisht subjekti ka rrethuar 420m2 (nje teknalitet i vogel ky kush pyet per kaq pak!). Subjekti ngre skelat gjigande direkt 5 dite pas dhenies se lejes, firma e ndertimit qe na e ka fut sa krahu i ka dhene deklarate pelqimi, mgjse gjithe pallati eshte shitur 100% dhe konsenti duhet te ishte nga ne banoret e saj dhe jo nga ndertuesi qe i ka shitur dyqanin, por pune e madhe. Gjoben per administrimin e ambjenteve te perbashketa e paguajme se konsiderohet se pallati eshte marre ne dorezim nga banoret, por ne kontekst te mos rregjistrimit te pallatit ndertuesi vijon ta quaje veten pronar per te ligjeruar abuzimin vandal te te gjitha paleve. Me iku truri por ke te shaja, i thashe vetes ke pjesen tende ne kete abuzim: ne fund te fundit ti ke votuar per kete administrate dhe rri mbaji ere tani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Propaganda/ Akuza e mbesës së Erjon Xhangollit: Gënjeshtrat e Edi Ramës
Next post ‘Ky sistem i kalbur’/ Pse Prokuroria s’heton vëllanë e ministrit, pse kërkon gjurmët kur ka ujkun? Ky përgjim fundos Xhafajn