Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt

Read Time:1 Minute, 24 Second

CNA.al prej disa ditësh ka sjellë të dokumentuar një vjedhje që Bashkia e Tiranës ka bërë në lidhje me projektin e Unazës së Mesme të kryeqytetit.

Vlera e këtyre punimeve që u bënë vetëm pak kohë më parë, kap shifrën e 248.930.907 lekë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim në rrugën “Asim Vokshi”, ku shihet qartë vjedhja që ka bërë bashkia për këtë projekt.
Në këtë rrugë thjeshtë është rihedhur një shtresë asfalti, pasi edhe më herët kjo rrugë ka qenë në gjendje të mirë.

Investimi në fjalë nuk ishte asgjë tjetër veçse një keqpërdorim fondesh, pasi gjysma e këtij segmeti rrugor ishte i asfaltuar dhe ne gjendje shumë të mirë, nuk iu ndryshua asgjë, vetëm iu hodh një cipë asfalt. (lexo këtu)

Ndërkohë, së fundmi Bashkia Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e një shtese në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj shtese kanë filluar, ndërsa rrruga e ndërtuar më herët po nga Bashkia është prishur.
Pas miratimit të lejes së ndërtimit për këtë shtesë, kjo rrugë duhet të devijojë dhe të rindërtohet sërish, edhe pse kishte vetëm disa muaj që ishte ndërtuar. (lexo këtu).

Por, ajo që duhet të reagojë dhe të fillojë hetimet në lidhje me keqmenaxhimin dhe abuzimin me taksat e qytetarëve nga ana e kryebashkiakut Veliaj, është Prokuroria e Tiranës.

Edhe pse prej disa ditësh CNA.al ka sjellë të dokumentuara abuzimet e Bashkisë së Tiranës, ende nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Tiranës, e cila mesa duket po bën një vesh shurdh e një sy qorr për skandalet dhe abuzimet e Erion Veliajt./ CNA.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vasili: Mbahu Edi Rama se le nam
Next post Kryemadhi zbulon çfarë i thotë Meta çdo mëngjes: Sapo hap sytë…