Home Politike Vasili: Mbahu Edi Rama se le nam

Vasili: Mbahu Edi Rama se le nam

nga Albina Hoxhaj

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me hapjen e negociatave.

Në një reagim në Facebook, Vasili shkruan: “Edi Rama bëhet gazi i botës dhe bën vlerësime për CDU-në gjermane! Edi Rama gajasi dynjanë, vërtet u bë gazi i botës. Bezdiset fort Rama se CDU-ja është shume e informuar për Shqipërinë. Ky është mësuar me këto mediat e supës se rilindjes që gënjejnë 24 orë në ditë dhe mbase Rama do që CDU-ja të dëgjoje ato. Mbahu Edi Rama se le nam. Ti je hiçgjë përpara CDU-së, që e ka çuar Gjermaninë në krye të Europës jo si ti që e çove Shqipërinë në fund te Ballkanit. Lexojeni ç’thotë ky mysybet kryeministri ynë për CDU-ne gjermane: “CDU-ja është partia më e informuar në botë dhe e kemi pasur të vështirë’, Është partia më e informuar, por edhe më e disinfomuar pasi ka kontakt të vazhdueshëm në Shqipëri” tha Rama”.

Lajme te ngjashme